Babai tregon si shqiptari motivonte gjermanët në Bundesligë

Futboll

Babai tregon si shqiptari motivonte gjermanët në Bundesligë

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 12:42
Klaus Gjasula

Klaus Gjasula është një prej atyre lojtarëve që ka të gjithë mbështetjen e tifozëve të Kombëtares për vetë mënyrën sesi luan në fushë.

Edhe në kohët më të këqija të Shqipërisë, ky mesfushor dallonte mbi të tjerët me mënyrën sesi paraqitej, me elegancën, lëvizjen me trup dhe pasimet që të kujtonin disi Busquets.

“Koha Shtesë”, ka zhvilluar një intervistë me babain e futbollistit, Fatmir Gjasulën. Ai na tregon se kur e pyet djalin se cila është arsyeja që ndikon të paraqitet më mirë me Kombëtaren se me ekipin, përgjigja ishte jo pak emocionuese.

“Është më ndryshe kur luan në Kombëtare. Sa herë që luan Klausi me Shqipërinë, pas çdo ndeshje e pres kur jam në stadium ose e telefonoj dhe i them:

“Më dukesh më mirë kur luan me Kombëtaren, luan më mirë, je më i shkathët me topin”. Më thotë: “Babi, nuk e imagjinon dot se çofarë emcionesh janë, ekipi nuk është asgjë, këtu të dridhet mishi të bëhet kokrra-kokrra, të jep Zoti fuqi.

Kur luante në Paderborn, Klaus ka pasur trajner këtë që sot është te Kelni. Ai ikte nga dhomat e zhveshjes në pjesën e parë dhe i thoshte:

“Klaus, foli ti lojtarëve”. Kur ishin në Bundesligë, duhet ta themi. Klausi fillon t’i bërtiste dhe t’i motivonte shokët e ekipit. Mbaj mend një ndeshje me Leverkusen, ishin 3-0 për Leverkusen dhe shkoi 3-2. I thashë Klausit:

“Çfarë i the mo vlla?”. Më tregoi: “Ata marrin marrin të gjithë nga 10-20 milionë, ne jemi të gjithë copë copë, hajde se nuk kemi për të humbur, do t’i biem”. Ka pasur raste që i ka folur edhe në gjuhën shqipe”, tha Fatmir Gjasula..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat