Arsenali në sprovë

Futboll

Arsenali në sprovë

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Arsenali ka humbur 15 nga 16 përballjet e fundit, përfshirë 12 ndeshje radhazi në Premier Ligë me Mançester Sitin.

– Dy fitoret e fundit të “topçinjve” ndaj Mançester Sitit kanë qenë në gjysmëfinalet e Kupës FA, 2-0 në 2020 dhe 2-1 në 2017.

– Arsenali ka 16 ndeshje radhazi në Premier Ligë kundër “qytetarëve” pa i mbyllur pa pësuar gol.

– Siti është e vetmja skuadër që Mikel Arteta nuk ka mundur në karrierën e tij në Premier Ligë: ai i ka humbur të shtata ndeshjet kundër ish-klubit të tij. Arsenali – Arsenali nuk është mposhtur në Premier Ligë, duke fituar 5 dhe barazuar 2 nga shtatë ndeshjet e tyre këtë sezon.

– Megjithatë, “topçinjtë” vuajtën humbjen e tyre të parë të sezonit në mesjavë, kur u përmbysën 2-1 nga Lensi në Ligën e Kampioneve.

– Londinezo-veriorët kanë fituar 19 nga 26 ndeshjet e tyre të fundit të Premier Ligës në shtëpi, duke barazuar 5 dhe humbur ndaj Mançester Sitit dhe Brajtonit.

– Skuadra e Mikel Artetës ka mbyllur vetëm katër ndeshje pa pësuar gol nga 28 të fundit në shtëpi në Premier Ligë. 63% të golave që ata kanë pësuar që prej nisjes së sezonit të shkuar kanë qenë në “Emirates”.

– “Topçinjtë” kanë humbur pikë në 5 nga 8 ndeshjet e tyre të Premier Ligës që kanë luajtur në shtëpi pa Bukajo Sakën, duke fituar 3, barazuar 3 dhe humbur 2.

– Saka ka kontribuar në 5 gola dhe 2 asiste në 8 ndeshjet e tij të fundit në Premier Ligë. Mançester Siti

– Mançester Siti mund të humbasë dy ndeshje radhazi në Premier Ligë për herë të parë që prej dhjetorit 2018, kur ata u mposhtën nga Kristal Palasi dhe Lestëri.

– Siti ka humbur 1/3-ën e 15 ndeshjeve të tyre të kampionatit pa Rodrin, që prej debutimit të tij në gusht 2019, krahasuar me vetëm 13% të 144 ndeshjeve në të cilat ai ka luajtur.

– Erling Haland ka shënuar në të dyja përballjet e tij në kampionat kundër Arsenalit sezonin e shkuar: secilin prej golave norvegjezi e shënoi pas minutës së 80-të.

– Haland ka shënuar në të katërta ndeshjet e tij të Premier Ligës në Londër, një rekord që nisi me fitoren 3-1 të Sitit ndaj Arsenalit në shkurt.

– Ederson pritet të luajë sot ndeshjen e tij të 300-të për Mançester Sitin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat