Nagelsman rikthen mbrojtësin në kombëtare

Futboll

Nagelsman rikthen mbrojtësin në kombëtare

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 14:13
Nagelsman

Trajneri i përfaqësueses gjermane, Julian Nagelsman, u emërua në këtë pozitë vetëm para pak javësh, i cili ka si mision realizimin e një paraqitjeje sa më dinjitoze nga kombëtarja organizatore në “Euro 2024”.

Edhe pse ai u kritikua mjaft nga legjendat e “pancerave” për moshën e re dhe eksperiencën “e vakët”, sërish bordi i federatës ia besoi këtë detyrë të vështirë, pas shkarkimit të Hansi Flikut, si pasojë e rezultateve zhgënjyese.

Ditë e djeshme, Nagelsman fill pas pasqyrimit të emrave të 26 lojtarëve që do të jenë në dispozicion në testet karshi SHBA-së dhe Meksikës, ku bie në sy rikthimi i Mats Humels dhe 3 lojtarëve të rinj, ka folur edhe rreth synimeve në këto miqësore.

NAGELSMAN- “Momenti i përshtatshëm për të krijuar një ide sa më të përgjithshme se kush e meriton të jetë pjesë e jona. Ne duhet t’u japim shansin lojtarëve që po dëshmojnë formë të mire në klubet respektive. Qëllimi përkon me përshtatjen në një kohë të shkurtër, e ku futbollistët të jenë të gatshëm në zbatimin e taktikave.

Edhe pse koha është e shkurtë dhe nuk pritet ndonjë diferencë e jashtëzakonshme, sërish kam ambicien dhe dëshirën të kërkoj më të mirën nga grupi. Lakmia do të na shtyjë drejt fitoreve në testet e radhës, e cila do të ndikojë pozitivisht edhe në riorganizimin e frymës mbizotëruese, pas një periudhe jo të lehtë”, tha Julian Nagelsman në daljen para mediave.

Ditën e diel, 26 futbollistë do të mblidhen në qendrën stërvitore të Frankfurtit, teksa një ditë më pas ata do të udhëtojnë drejt Bostonit në SHBA, “streha” ku do të mbahet edhe ndeshja, ndërsa 3 ditë më vonë do të zhvendosen drejt Filadelfias, në vigjilje të miqësores pasuese me Meksikën (17 tetor)..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat