Haaland tremb City-n

Futboll

Haaland tremb City-n

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 15:24
Haaland

Mes temave më të diskutuara të ditëve të fundit është ajo që ka lidhje me rinovimin e kontratës të Erling Haaland me Manchester City-n.

Prej javësh tashmë flitet për qëllimin e City-t për ta zgjatur marrëveshjen me numrin 9, por sulmuesi nuk është plotësisht dakord. Për këtë ka folur vetë norvegjezi.

“Sa zgjat kontrata ime? Tre vite e 10 muaj? Kështu që kemi akoma kohë për të folur dhe oër të arritur një marrëveshje”, ka thënë Erling për Telegraph.

Në lidhje me mundësinë e një rinovimi afatgjatë, Haaland ka saktësuar:

“Nuk kam thënë që do të qëndroj gjatë këtu! Kjo është një gjë për të cilën nuk mund të mendohet tani. Unë mendoj vetëm për ndeshjen e ardhshme, më pas për sezonin e ardhshëm”.

Për momentin është një refuzim i qartë për rinovimin.

Verën  e ardhshme, Haaland mund të jetë objektivi kryesor i disa klubeve të mëdha. Manchester City duket se do të ketë shumë punë për të bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat