Atletico i vendos çmimin e frikshëm

Futboll

Atletico i vendos çmimin e frikshëm

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 16:09
Joao Felix

Joao Felix ka bërë për vete tifozët e Barcelona-s dhe trajneri Xavi.

Bota e portugezit ka ndryshuar në pak javë pas transferimit nga Atletico madrid te katalanasit. Felix duket se ka rolindur në Katalonjë, destinacion për të cilin ka luftuar shumë, pasi nuk bënte më pjesë në planet e Colchoneros.

Megjithatë, portugezi është transferuar te Barcelona me formulën e huazimit dhe të drejtën e blerjes, pasi ka zgjatur për dy vite kontratën me Atletico-n, që tani skadon në 2029-ën.

Me pak fjalë, e ardhmja e sulmuesit do të vendoset nga madrilenët, edhe për shkak të vështirësive ekonomike që kanë katalanasit.

Sipas AS, Atletico është i vendosur t’i nisë negociatat nga një shifër jo më e ulët se 80 milionë euro për shitjen e mundshme të lojtarit.

Një shifër që sot duket e papërballueshme për blaugrana-t, por që mund të rritet akoma më shumë nëse rendimenti i Joao Felix do të azhdojë të jetë i kënaqshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat