Ismajl Beka - i pafat sonte, lëndohet

Futboll

Ismajl Beka - i pafat sonte, lëndohet

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 20:23
Ismajl Beka

Ismajl Beka ishte vërtet i pafat sonte.

Mbrojtësi i Luzernit e pësoi një lëndim të rëndë në duel me Lausannen në futbollin zviceran.

Beka u ftua nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e tetorit, por ky lëndim do t’ia pamundësojë atij që të jetë pjesë e “Dardanëve” kundër Andorrës dhe ndaj Izraelit.

23 vjeçari u lëndua në minutën e 55-të dhe u detyrua të largohej nga loja për t’ia lëshuar vendin bashkëlojarit Mauricio Willimann.

Lausanne e fitoi këtë lojë me rezultat 3:1, ndërsa golin e vetëm për Luzernin e shënoi Ardon Jashari për epërsinë e përkohshme të mysafirëve.

Selektori Primoz Gliha duhet ta gjejë zëvendësimin e Bekës, i cili mezi e priste që t’i jepej rasti në Kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat