Atmosferë madhështore në “Fadil Vokrri”, Prishtina - Ballkani ndahen baras 

Futboll

Atmosferë madhështore në “Fadil Vokrri”, Prishtina - Ballkani ndahen baras 

Nga: K. Goca Më: 8 tetor 2023 Në ora: 21:59
Pamje nga ndeshja

Skuadra më e trofeshme në Kosovë, Prishtina, ndahet baras (1:1) me kampionin në fuqi, Ballkanin e Therandës, në kryendeshjen e javës së nëntë të elitës së futbollit të Kosovës. 

Atmosferë madhështore në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, mbi 5 mijë shikues panë një ndeshje të luftuar deri në fund.

Futbollist Nazmi Grishi në minutën e 30-të brenda 16-shit dhe paksa anash me një goditje të bukur shënon në shtyllën e dytë në pjesën e epërm përkatësisht në këndin e majtë 0:1.

Në minutën e 33-të Jalen Blesa godet tërthorësen e Ballkanit.

Pas një minute (34’) Mërgim Pefqeli godet me godet dhe portieri Koliq e pret por topi deri të Jalen Blesa dhe ka barazuar rezultatin 1:1. 

Edhe pjesa e dytë dinamike por nuk pati gola.

Ballkani kryeson me 20 pikë dhe Prishtina renditet në vend të pestë me 12 sosh. 
 
Superliga e Kosovës 

Prishtina - Ballkani 1:1 
Feronikeli 74 - Fushë Kosova 3:0
Gjilani - Dukagjini 1:1
Malisheva - Drita 1:2 
Llapi - Liria 2:0

Tabela

1. Ballkani        8    6    2    0    14:6    20
2. Llapi    9    6    1    2    16:8    19
3. Drita    8    5    3    0    15:4    18
4. Malisheva    9    4    0    5    18:15    12
5. Prishtina    9    2    6    1    12:11    12
6. Feronikeli    9    3    1    5    12:18    10
7. Dukagjini    9    1    6    2    8:11    9
8. Gjilani    8    2    2    4    5:8    8
9. Liria    9    1    3    5    6:12    6
10. Fushe Kosova    8    0    2    6    6:19    2
Në javën e 10-të takohen: Ballkani - Liria, Llapi - Drita, Malisheva - Dukagjini, Gjilani - Fushë Kosova dhe Feronikeli 74 - Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat