Uzuni 58 minuta, Zaragoza - shënues i dyfishtë! Granada barazon me Barcelonën

Futboll

Uzuni 58 minuta, Zaragoza - shënues i dyfishtë! Granada barazon me Barcelonën

Nga: K. G. Më: 8 tetor 2023 Në ora: 23:04
Pamje nga ndeshja

Reprezentuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni u paraqit titullar për Granadën, e cila para shikuesve të vet ka barazuar me rezultat 2:2 me Barcelonën, në takimin e javës së 9-të të elitës së futbollit spanjoll.

Futbollisti Bryan Zaragoza është trim i skuadrës së Granadës.

Zaragoza në minutën e 1-rë (pas 17 sekondave) dhe të 29-të ka kaluar në epërsi Granadën.

Barcelona e hendikepuar pa sulmuesin Robert Lewandowskin e  lënduar, ia doli që të marrë pikë në çastet e fundit.

Në fund të pjesës së parë Lamine Yamal ka ngushtuar rezultatin.

Sergi Roberto në minutën e 86-të ka barazuar rezultatin 2:2.

Në minutën e 88-të, Zaragoza nga afërsia godet bukur por shtylla e majtë pingule ia mohon golin dhe fat i madh për portierin e Barcelonës, ter Stegen.

Barcelona renditet në vend të tretë me 21 pikë dhe ka tre me pak se lideri Real Madridi, ndërsa Granada është në të 19-tin me 6 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat