Ndeshja me Kosovën, Izraeli anulon rezervimin e hotelit në Prishtinë

Futboll

Ndeshja me Kosovën, Izraeli anulon rezervimin e hotelit në Prishtinë

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Kombëtarja e Izraelit në futboll ka anuluar rezervimin e hotelit në Prishtinë.

Ndeshja me Kosovën e planifikuar të zhvillohet te dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” pritet të shtyhet, shkruan gazetari Arlind Sadiku.

Megjithatë, UEFA në lidhje për ndeshjen që Izraeli do ta zhvillojë në Prishtinë ndaj Kosovës, nuk ka marrë vendim.

“UEFA do të presë edhe disa ditë për të vlerësuar nëse ndeshja kualifikuese evropiane 2024 mund të zhvillohet në datën 15/10 të planifikuar fillimisht ose kërkon shtyrje”, thuhet në njoftim.

“UEFA do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën dhe do të qëndrojë në kontakt me të gjitha ekipet e përfshira përpara se të marrë vendime për datat e reja dhe për ndryshimet e mundshme në ndeshjet e tjera të ardhshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat