Thuram: Nuk pendohem se nuk shkova te PSG, me Interin bëra zgjedhjen e duhur

Futboll

Thuram: Nuk pendohem se nuk shkova te PSG, me Interin bëra zgjedhjen e duhur

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 11:16
Marcus Thuram

Marcus Thuram mbetet i bindur se mori vendimin e duhur për karrierën e tij, kur zgjodhi kalimin tek Interi, ku në tavolinë kishte kontratën e PSG-së dhe Milanit.

“A pendohem kur Kolo Muani dhe Dembele kaluan te PSG dhe unë nuk pranova? Jo, pse? Duhet ta dini se dy vite më parë Interi më kontaktoi, unë luaja si anësor, por ata më kishin identifikuar tashmë si numrin 9.

Kam folur me shumë klube të tjera, nuk ishte një zgjedhje e lehtë, por një zgjedhje që përcaktonte karrierën time. E di që kam bërë gjënë e duhur.

Nuk mund të përcaktoj karrierën time në bazë të miqve të mi, me ato shkoj për pushime, por për të luajtur, zgjedh klubin që dua unë”, është shprehur Marcus Thuram, sulmuesi i Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat