Çekia humbet pjesët para Shqipërisë, dëmtohet mesfushori, një alternativë më pak për trajnerin Sylhavi

Futboll

Çekia humbet pjesët para Shqipërisë, dëmtohet mesfushori, një alternativë më pak për trajnerin Sylhavi

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 17:34
Alex Kral

Alex Kral nuk do të luajë ndaj Shqipërisë, në përballjen e datës 12 tetor, për kualifikueset e Euro 2024.

Mesfushori i Republikës së Çekisë është dëmtuar në ndeshjen e fundjavës ndaj verdhezinje të Dortmund, me klubin e Union Berlin që nëpërmjet kanaleve zyrtare që ka njoftuar se 25-vjeçari s’do grumbullohet me përfaqësuesen e drejtuar nga Sylhavi.

“Pasi mesfushori Alex Král u zëvendësua të shtunën e kaluar gjatë ndeshjes së 1. FC Union Berlin të Bundesligës në Borussia Dortmund, analizat mjekësore zbuluan se 25-vjeçari do të jetë përkohësisht i padisponueshëm. Prandaj, ai nuk do të udhëtojë në ekipin e tij kombëtar, por do të punojë në Berlin për rikuperimin e plotë” – Shkruan Union Berlin.

Kujtojmë që Kral luajti 90 minuta ndaj kuqezinjve, në takimin e mbajtur në Çeki, në shtator. Ai ka veshur 37 herë fanellën e Kombëtares së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat