Guardiola i mahnitur nga Messi: Ai është më i miri që kam parë ndonjëherë

Futboll

Guardiola i mahnitur nga Messi: Ai është më i miri që kam parë ndonjëherë

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 00:28
Messi dhe Guardiola

Prej kohësh tashmë, dihet admirimi që tekniku Pep Guardiola ka për “yllin” argjentinas të futbollit, Lionel Messi dhe këtë gjë e treguar sërish.

Në fjalën e tij për mediat, këtë të hënë, teksa ishte i pranishëm në një event, tekniku spanjoll e ka ritheksuar se për të, “pleshti”, 7 herë fitues i “Topit të Artë” është më i miri i të gjitha kohërave.

“Ai është më i miri që kam parë ndonjëherë.

E kam parë Maradonan, por e kam pare edhe Messin. Maradona ishte sigurisht më i miri në kohën e tij, më vjen keq për të gjithë të tjerët, por Messi është diçka tjetër”,- u shpreh tekniku spanjoll. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat