Mourinho: Më pëlqejnë romanistët puro

Futboll

Mourinho: Më pëlqejnë romanistët puro

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 11:25
Mourinhp

Mourinho dhe Roma, një lidhje unike. “Special One” foli për aventurën e tij verdhekuqe në pjesën e dytë të episodit të tretë të “Federico Buffa Talks”, prodhimi origjinal i “Sky Sport” kushtuar atij: “Roma mbërriti me një projekt që më pëlqeu, ishte pronari që më bëri të vija këtu.

Më vonë, kur erdha dhe mësova për romanizmin, mësova për të gjitha dyshimet e tyre, mësova për të gjitha zhgënjimet e tyre dhe u përpoqa të futem në të. Më pëlqen romanizmi.

Më pëlqen lojtari puro i Romës, më pëlqen lojtari i Romës së rrugës. Kur jam në pankinë dhe shikoj djathtas në Olimpico (Curva Sud) ende emocionohem.

Përsa i përket futbollit, – shtoi Mourinho, – kur fiton, ke vështirësi të ecësh, sepse të dalin përpara një numër i madh njerëzish. Kur humbet, je një njeri i vetmuar. Kjo ka qenë përvoja ime për më shumë se 20 vite, gjë që më bën të mendoj dhe të ndihem kështu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat