KF Besa hapëron drejt titullit vjeshtor

Futboll

KF Besa hapëron drejt titullit vjeshtor

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 15:12
Besa

KF Besa shënoi fitore të thellë ndaj Vardarit të Negotinës me rezultat 4-1, në fundjavën e kaluar, në takimin e luajtur në Vrapçisht.

Skuadra e trajnerit Aleksandar Tanevski ka disa javë që kryeson tabelën e klasifikimit në Ligën e Dytë, duke rritur nga java në javë dallimin e pikëve ndaj konkurentëve për titull kampioni.

Aktualisht Besa ka 20 pikë, katër më shumë se Pelisteri i vendit të dytë.

Besa tani është në pushim për shkak të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024. Në tete javët e deritanishme, skuadra nag Dobërdolli i Gostivarit ka shënuar 7 fitore deh një humbje dhe me plotë meritë kryesojnë në ligën e dytë të futbollit vendor.

Në disa ndeshje, futbollistët e Besës përvec lojës së mirë, kanë argëtuar edhe publikun e tyre me gola të bukur të shënuar nga Izair Emini, Armend Alimi, Maliq Beluli, Fiton Ademi, Xhemal Esati e të tjerë.
Të gjithë këta lojtarë janë me përvojë të madhe.

Besa për momentin e ka sulmin më efikas në ligë me 20 gola të shënuar, ndërsa mbrojtën e tretë në kampionat (ka pranuar 5 gola), pas Pelisterit dhe Ohridit që kanë pranuar nga katër gola.

Trajneri Tanevski ka arritur të komponojë ekipin pas prurjeve cilësore që solli kryesia në afatin kalimtar të verës. Skuadra e tij tani dominon me rezultate pozitive, gola dhe raste në çdo ndeshje.

Përvec stafit teknik dhe futbollistëve, Besa ka pronar serioz dhe ambicioz si Muhamed Tairi dhe djemtë e tij Zejdini e Elhami, të cilët po investojnë në klub, me të vetmin qëllim që Besën e tyre ta shohin në elitën e futbollit vendor. Ata janë në rrugë të mirë që ëndrrën ta bëjnë realitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat