De Laurentis: Garsia nuk ishte zgjedhja ime e parë si trajner

Futboll

De Laurentis: Garsia nuk ishte zgjedhja ime e parë si trajner

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 15:23
Garsia

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis në fjalimin e tij në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Inpiu në Universitetin Luiss të Romës dhe moderuar nga drejtori i La Repubblica Maurizio Molinari, deklaroi se trajneri Rudi Garsia nuk ishte zgjedhja e tij e parë.

“E pyeta Tiago Motën, por ai nuk e mori parasysh të rrezikonte dhe të merrte rolin e trajnerit.

Telefonova Luis Enriken dhe shyqyr që shkoi në Francë, sepse po shikoj rezultatet që po arrin.

Nuk më bindi as në bisedimet që patëm për 3 ditë. Gjithashtu telefonava edhe disa të tjerë”, deklaroi De Laurentis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat