Pioli është trajneri më i mirë i historisë së Milanit

Futboll

Pioli është trajneri më i mirë i historisë së Milanit

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 17:28
Pioli

Stefano Poli është trajneri që i ktheu pas shumë viteve Milanit titullin kampion dhe e bëri përsëri protagonist në Europë klubin kuqezi. Dhe tanimë statistikat thonë se ai është më i miri në historunë e Milanit, sa i përket mesatares së pikëve të fituara me këtë skuader.

Pioli ka mbushur 4 vite në drejtimin e Milanit, pasi ka zbarkuar te kuqezinjtë në 9 tetorin e vitit 2019, në një periudhë të turbullt ku në fakt në klub pritej Rangnik. Por ai tregoi se mund të bëjë mirë me këtë skuadër e kësisoj, iu besua plotësisht drejtimi i ekipit, të cilit i dha titullin kampion, e ktheu në Ligën e Kampioneve dhe e çoi deri në gjysmëfinale të këtij turneu.

Në këto katër vite, mesatarja e tij e pikëve është 2,13 për ndeshje, një shifër e pabesueshme e paarritshme nga ndonjë emër tjetër i madh që ka drejtuar klubin kuqezi. Vetëm Lajosh Çzeizler, i cili ka drejtuar Milanin nga 1949, deri në 1952, ka të njëjtën mesatare pikësh.

Fabio Kapelo për shembull, i cili ka fituar gjithçka me kuqezinjtë, ka mesataren 2,01. Arrigo Saki, “dekani” i trajnerëve, e ka “vetëm” 1,95. Nereo Roko, mban mesataren 1,89. Kurse Alegri e ka 1,81 në vitet që drejtoi Milanin, një mestarë më e lartë se e Alberto Zakeronit i cili e ka 1,65.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat