Abilaliaj merr drejtimin e Partozanit

Futboll

Abilaliaj merr drejtimin e Partozanit

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 19:10
Partizani

Zorak Zekiq largohet zyrtarisht nga Partizani për të marrë drejtimin e Osijekut në Kroaci.

Vetë klubi i kuq ka dalë me një njoftim për medien, ku shpjegn se ndarja erdhi me marrëveshje të plotë mes palëve.

“Klubi i Partizanit njofton arritjen e marëveshjes me NK Osijek për transferimin e trajnerit Zoran Zekiq.

Tekniku kroat për shkak të arsyeve familjare ka kërkuar të vazhdojë profesionin afër familjes së tij dhe Klubi i Partizanit pas dakordësisë me klubin kroat lejoi transferimin e Zekiq te NK Osijek.

Falënderojmë trajnerin Zoran Zekiq për kontributin e tij në drejtimin e stolit të kuq dhe i urojmë suksese në karrierë.

Në drejtimin e skuadrës do të vazhdojë stafi teknik i kryesuar nga Drejtori Sportiv Arbër Abilaliaj mbështetur nga Mario Kuić, Renaldo Kalari, Kushtrim Voka dhe Marko Matijeviq", njofton KF Partizani,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat