Granit Xhaka: Nuk mund të ndihemi shumë rehat

Futboll

Granit Xhaka: Nuk mund të ndihemi shumë rehat

Nga: K. Goca Më: 10 tetor 2023 Në ora: 21:11
Granit Xhaka

Pas barazimit 2:2 ndaj Kosovës, kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka bëri bujë me kritikat e tij për seancat stërvitore të kombëtares.

Trajneri Murat Yakin nuk u kursye në atë kohë, shkruan media zvicerane “Blick”.

Në një intervistë për “SRF”, mesfushori ka folur sërish për fjalët e tij. 

Ai dhe Yakin thanë se kishin një "bisedë të mirë dhe të hapur" që ishte e mirë për të dyja palët. 

“Me gjithë eksperiencat që kam pasur, mund të ndihmoj edhe trajnerin”, tha Xhaka.

 “Nuk bëhet fjalë për mua, por për të gjithë ekipin”, sqaron Xhaka. 

Ai gjithashtu do të donte të shihte pak më shumë kritika brenda ekipit: “Ne jemi mjaft të rritur për të pranuar kritikat herë pas here.

Kjo është pjesë e saj”. Kombëtarja nuk duhet të ‘bëhet shumë rehat’ sepse vetëm kështu mund të bëjmë një hap para.

Xhaka është absolutisht i vetëdijshëm për cilësinë e ekipit.

Në kualifikimet për Kampionatin Evropian, gjërat po bëhen sërish serioze për kombëtaren pas anulimit të ndeshjes me Izraelin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat