Sulmuesi: Jam i denjë për Barcelonën

Futboll

Sulmuesi: Jam i denjë për Barcelonën

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 14:14
Pamje një ndeshje

Ferran Torres dukej jashtë projektit të Barcelonës dhe në merkaton e verës të gjithë prisnin që sulmuesi të akomodohej në një tjetër klub.

Megjithatë, spanjolli këmbënguli për të qëndruar pjesë e blaugranave dhe në këtë fillim sezoni ka pasur minuta në dispozicion nga trajneri Xavi Hernandez ndërsa ka shënuar edhe tre gola.

Së fundmi, 23-vjeçari shprehet se nuk e mendoi kurrë të largohej nga katalanasit, ndërsa thekson se ai e ndjen veten të aftë për të triumfuar me fanellën e Barcelonës.

“Do i fus në shkollë”, Tevez: Lojtarët nuk dinë të mbledhin, shumëzojnë dhe pjestojnë!

“Nuk kam folur me Xavin përsa i takon merkatos. Unë e kisha bërë të qartë në një intervistë se nuk do të largohesha nga Barcelona. Nuk dua të bëj polemika tani, por mendoj se u ekzagjërua pak me përdorimin e emrit tim në merkato.

Unë isha shumë i qartë dhe i vendosur, nuk do të largohesha për asgjë nga Barcelona. Kam një kontratë me klubin dhe dua të triumfoj me Barçën sepse e ndjej veten të aftë për t’ia dalë këtu”, tha Torres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat