Shqipëria U-21 mbërrin në Finlandë

Futboll

Shqipëria U-21 mbërrin në Finlandë

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 17:17
Shqipëria U-21

Kombëtarja U-21 ka mbërritur mesditën e së mërkurës në Finlandë, për të luajtur ndeshjen e radhës për llogari të kualifikueseve të Euro 2025 për 21-vjeçarët.

Skuadrat e drejtuar nga Alban Bushi mbylli të martën seancat përgatitore në Shqipëri dhe sot do të kryejë të radhës në Finlandë prej orës 18:00.

Shqipëria U-21 ndeshjen me Finlandën U-21 e ka në program për ta luajtur të premten, prej orës 17:00, ndërsa tre ditë më pas, më 17 tetor, do të luajë ndaj Malit të Zi në “Egnatia Arena” prej orës 14:30.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi janë shortuar në grupin E për Europianin e Sllovakisë dhe pas dy ndeshjeve të para renditen në krye të grupit me 6 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat