Mesfushori shqiptar pëson dëmtimin e rëndë

Futboll

Mesfushori shqiptar pëson dëmtimin e rëndë

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 20:41
Pamje nga një ndeshje

Meritan Shabani, i lindur në Gjermani dhe luan për Grashopersin, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e moshave të Bajernit të Mynihut. Shqiptari do t’i nënshtrohet një operacioni dhe pritet të mungojë gjatë, duke mbyllur para kohë sezonin.  

“Lëndimi i Shabanit dhe mungesa e tij, do të jetë një goditje e madhe për ekipin tonë.

Ne do të bëjmë të pamundurën që të sigurohemi në rehabilitimin e tij më të shpejt dhe ta shohim përsëri në fushë së shpejti”, ka thënë trajneri i Grashopersit, Bruno Berner. 

Shabani para fillimit të këtij edicioni iu bashkua ekipit zviceran, për të cilin ka regjistruar pesë paraqitje në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat