Rrahmani: Do të japim gjithçka që të marrim fitoren e parë

Futboll

Rrahmani: Do të japim gjithçka që të marrim fitoren e parë

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 12:32
Rrahmani

Albion Rrahmani ka thënë se do të mundohet të bëjë më të mirën për ta ndihmuar Kosovën ta fitojë ndeshjen ndaj Andorrës.

“Na pret një ndeshje e vështirë, por ne lojtarët do të japim gjithçka në fushë dhe nëse e bëjmë këtë, atëherë do të marrim edhe fitoren”.

“Do të mundohem ta ndihmoj ekipin të arrij objektivin që ka, për ta fituar ndeshjen.

Kjo fitore do të jetë e rëndësishme për të filluar një cikël të ri me rezultate dhe shpresoj ta arrijmë këtë”, është shprehur Rrahmani.

Ndeshja Andorrë – Kosovë zhvillohet të enjten prej orës 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat