City në krye, Real Madrid dhe Inter plotësojnë podiumin

Futboll

City në krye, Real Madrid dhe Inter plotësojnë podiumin

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 16:22
Logo e Cityt

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), ka përditësuar renditjen e saj botërore të klubeve, duke llogaritur kështu edhe rezultatet e marra nga ekipet e futbollit kohët e fundit.

Kreun e renditjes e mban Manchester City i Pep Guardiolës, në vendin e dytë vjen Real Madrid i Carlo Ancelotti dhe në vendin e tretë Interi i Simone Inzaghit.

IFFHS njihet ligjërisht nga FIFA dhe merret me statistika dhe rekorde, si individuale ashtu edhe ekipore, në garat e organizuara nga organi më i lartë botrëror i futbollit ose federatat e lidhura me të si UEFA.

Fillimi i shkëlqyer në kampionat dhe ecuria e mirë në Champions League e bën Interin protagonist në përditësimin e dytë të 2023 të renditjes botërore të klubeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat