Gjonbalaj: Me cilësinë që kemi, jam i bindur që Shqipëria mund ta mposhtë Çekinë

Futboll

Gjonbalaj: Me cilësinë që kemi, jam i bindur që Shqipëria mund ta mposhtë Çekinë

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 20:31
Gjonbalaj

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë sonte një prej ndeshjeve më të rëndësishme, ndaj Republikës Çeke, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, me fillim prej orës 20:45.

Malsor Gjonbalaj, i ftuar në emisionin sportiv “Favorit” tha se “Kuqezinjtë” mund të triumfojnë sonte, sepse kanë cilësinë për ta bërë një gjë të tillë.

“Mund të jetë ngarkesë e lartë psikologjike. Por, futbollistët janë profesionist dhe e dinë detyrën e tyre. Djemtë e Shqipërisë kanë treguar se kanë një mentalitet të matur në futboll. Edhe Sylvinho ka treguar vigjilencë të madhe. Këto kanë rezultuar që një skuadër të tregojë lojë të qartë taktike”, tha fillimisht ai.

“Çekia nuk ka shumë yje, por ka futbollistë që kanë në formë nga skuadrat e tyre.

Mbrojtësi i krahut të majtë, edhe ai i djathtë mund të bëjnë dallimin. Këta futbollistë na kanë bërë problem edhe në ndeshjen e parë.  

Në ndeshjen e kaluar kemi pasur vetëm një goditje në portë, përkundër që cekët kanë pasur më shumë.

Megjithatë, kjo nuk e zbeh atë rezultat. Paraqitja taktike ishte që të luhej për barazim”, shtoi njohësi i futbollit.

“Mos të presim që atmosfera të fitojë ndeshjen. Ndeshja fitohet në fushë. Jam i bindur që më cilësisë që kemi, mund ta mposhtim Çekinë”, deklaroi Gjonbalaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat