Zaniolo: Roma i përket të kaluarës

Futboll

Zaniolo: Roma i përket të kaluarës

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 10:19
Zaniolo

Sulmuesi italian i Aston Villas, Nicolo Zaniolo thotë se ish-klubi i tij, AS Roma tani i përket të kaluarës.

Zaniolo gjatë verë që lamë prapa iu bashku Aston Villas, pasi në janarin e kaluar ishte transferuar nga Roma në Galatasaray.

Reprezentuesi italian ishte përplasur me tifozët e ‘romakëve’ pasi ai ishte shitur tek Galatasaray.

“Unë ndjej dashuri të madhe për tifozët, për shokët e mi, për ekipin dhe për qytetin”, tha Zaniolo.

"Roma i përket të kaluarës. Nuk dua të flas për të kaluarën, tani jam në Premier League dhe mendoj për të ardhmen", ka theksuar italiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat