Thyen rekordin

Futboll

Thyen rekordin

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 12:09
Emiliano Martinez

Thyen rekordin e “legjendës” argjentinase!

Triumfi ndaj përfaqëueses së Paraguajit, nuk është e vetmja “fitore” për një nga “shtyllat” e Kombëtares argjentinase, me “gardianin” e portës Emiliano Martinez, që arriti të mbajë sërish të paprekur rrejtën e skuadrës së tij.

Fitorja 1 me 0, ndaj Paraguajit vendosi dhe një rekord “të ëmbël” për “shtatlartin” e portës, me “Dibu”, që shkon kështu në 7 ndeshje radhazi me Kombëtaren, ku nuk ka pësuar asnjë gol në rrjetën e tij.

Martinez theu rekordin e “legjendës” së Kombëtares “albiceleste”, German Burgos, me këtë të fundit që rezistoi plot 606 minuta pa pësuar gol, ndërsa 31-vjeçari deri më tani është nuë kuotën e 622 minutave, rekord, i cili mund të thellohet ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat