Kumbulla pas fitores me Çekinë: Forca Shqipëri, vetëm një hap

Futboll

Kumbulla pas fitores me Çekinë: Forca Shqipëri, vetëm një hap

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 13:41
Kumbulla

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla ka reaguar pas fitores ndaj Çekisë.

Përmes një postimi në Instagram, ai shkruan se nuk ka pasur dhuratë më të mirë se ditën kur ka veshur fanellën e Kombëtares për herë të parë.

“Ditën që vesha për herë të parë këtë fanelle, nuk kishte një dhuratë më të mirë! Forca Shqipëri, vetem nje hap!”, shkruan Kumbulla.

Rikujtojmë që futbollisti ka munguar në ndeshjet ndaj Polonisë dhe ndaj Çekisë për shkak se është ende në fazë rikuperimi pas operacionit të bërë në gju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat