Serbia si San Marino, Xhajiqit i dhemb shumë debakli dhe turpërimi nga Anglia 

Futboll

Serbia si San Marino, Xhajiqit i dhemb shumë debakli dhe turpërimi nga Anglia 

Nga: K. Goca Më: 14 tetor 2023 Në ora: 13:59
Xhajiq

Anglia U21 i ka dhënë një flakaresh të fuqishëm Serbisë! 

Djelmoshat anglezë treguan lojë të madhe duke e turpëruar me rezultat 9:1 Serbinë U21 në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.

Serbia si San Marino, Xhajiqit i dhemb shumë debakli nga Anglia 

Është mëkat që Anglia nuk fitoi me thellë se 9:1 në bazë të rasteve.

Këso humbje pëson vetëm San Marino, tani edhe Serbia. 

Bile San Marino ka ekip më të fortë edhe nuk do të kishte pësuar këtë debakël!

Ky shpartallim, ky turp i dhemb shumë Dragan Xhajiqit, presidenti i Federatës Serbe të Futbollit.

 “Nuk e di që ndonjë nga kombëtaret tona të ketë pësuar ndonjëherë nëntë gola! Unë as nuk di çfarë të them përveçse turp!

Është sikur të jemi San Marino”, ka thënë Xhajiq për “Sportski Zhurnal”.

Anglezët lere që i dhanë leksion me lojë por e poshtëruan keq Serbinë U21, rezultati ka mundur të jetë edhe më i thellë.

Kjo është fitorja më e bukur e Anglisë U21, një fitore me shkëlqim ari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat