​“Duket shumë keq”, Romano flet për skandalin e basteve të yjeve italianë

Futboll

​“Duket shumë keq”, Romano flet për skandalin e basteve të yjeve italianë

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 15:00
Romano

Futbolli italian si duket është futur në një krizë me lajmet që disa nga yjet e kombëtares janë përfshirë në një skandal të basteve.

Ylli i Newcastle United, Sandro Tonali, dhe Nicolo Zaniolo, i cili është në huazim te Aston Villa nga Galatasaray, së fundmi janë përfshirë në një skandal të basteve, ndërsa është përmendur edhe emri i mesfushorit të Juventusit, Nicolo Fagioli.

Tonali dhe Zaniolo veçse janë marrë në pyetje nga policia dhe janë larguar menjëherë nga grumbullimi me Kombëtaren e Italisë, ku ishin duke u përgatitur për ndeshjet e muajit tetor.

“Qartazi, kjo situatë nuk është aspak e lehtë për lojtarët, për kombëtaren dhe për klubet e tyre, ku të gjithë janë duke pritur për pjesën më të rëndësishme të ngjarjes, për të parë se si do të rezultojë në fund procesi i hetimit”, shkroi Romano në “Daily Briefing”.

“Më lejoni të sqaroj se për momentin kjo është vetëm një akuzë, kështu që le të presim dhe të kuptojmë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë përpara se të shajmë lojtarët. Lëreni policinë të vazhdojë të bëjë vetë punën e saj. Duket shumë keq në këtë fazë dhe, me siguri, do t'ju mbaj të informuar për këtë histori të madhe dhe të rëndësishme”, shkroi më tej Romano. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat