Jorgji tek Turqi – Letoni

Futboll

Jorgji tek Turqi – Letoni

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 17:23
Jorgji

Enea Jorgji nga Champions League në kualifikueset e Kampionatit Europian 2024. Pikërisht të dielën, “bilbili” shqiptar do të arbitrojë në Konia, pikërisht në “Bujuksehir Beledije Stadium”, ndeshjen e grupit D, Turqi – Letoni. Në këtë ndeshje, Jorgji do të ndihmohet nga Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Florian Lata.

Ndërkohë Kreshnik Bajramaj do të jetë asistent në sistemin VAR, atje ku kryesor do të jetë italiani Daniele Kifi.

Për Enea Jorgjin dhe asistentët e tij vëzhgues do të jetë gjermani Lutz Mikael Frëhlih. Delegat i UEFA-s, polaku Marsin Stefanski.

 Jorgji ka qenë edhe më 27 mars 2023 në kualifikueset e Europianit, teksa si kryesor ka arbitruar Austri – Estoni, 2-1. E kjo ndeshje në Turqi është vlerë e shtuar për Enea Jorgjin si gjyqtar ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat