Skandali i basteve “trondit” Italinë, Galiani: E njoh mirë Tonalin

Futboll

Skandali i basteve “trondit” Italinë, Galiani: E njoh mirë Tonalin

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 18:35
Galiani e Tonali

Skandali me bastet nga futbollistët e rinj italianë, me në krye Nikolo Zaniolon dhe Sandro Tonali duket se e ka tronditur tej mase botën e futbollit në vendin fqinj.

Për këtë gjë ka zgjedhur të reagojë dhe drejtori sportiv i Monzës, Adriano Galiani, i cili u ndal te ish-mesfushori i Milanit.

“Nuk komentoj në gjëra që nuk i di dhe ende nuk ka akuza.

Nuk e njoh personalisht Zaniolon, por e njoh shumë mirë Tonalin, i cili është një djalë fantastik. Besoj se këto baste janë probleme të mëdha për shumë të rinj, si droga dhe alkooli.

Çfarë di është ajo që lexoj në gazeta dhe besoj se është thjeshtë një pakujdesi fëmijësh”, ishin fjalët e Galianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat