Ezgjan Alioski: Ishim të pafat, nuk i shfrytëzuam rastet

Futboll

Ezgjan Alioski: Ishim të pafat, nuk i shfrytëzuam rastet

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 23:12
Ezgjan Alioski në veprim

Futbollisti i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski, ndihet i dëshpëruar pas humbjes së sotme të Maqedonisë së Veriut nga Ukraina.

Ai tha ishin të pafat, teksa nuk i shfrytëzuan rastet që i kishin për dallim nga Ukraina.

“Treguam se mundemi të luajmë futboll të bukur ndaj çdo përfaqësuese. Ishim të pafat, humbëm.

Kishim shumë raste, mirëpo nuk i shfrytëzuam për dallim nga kundërshtari. Është e vështirë, jemi të dëshpëruar, mirëpo ky është futbolli”, u shpreh Alioski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat