Skandali i basteve në Itali, reagon edhe Di Biaxho: Më vjen keq për Tonalin dhe Zaniolo, janë dy djem që i kam rritur

Futboll

Skandali i basteve në Itali, reagon edhe Di Biaxho: Më vjen keq për Tonalin dhe Zaniolo, janë dy djem që i kam rritur

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 08:45
Di Biaxho

Sandro Tonali dhe Nikolo Zaniolo ishin vetëm emri numër 2 dhe 3 i listës që fotografi i famshëm, Fabricio Korona, ka vendosur që të bëjë publike, një e nga një, për aq fakte sa ka në dorë. Por kjo çështje pritet që të tronditë jo pak dy futbollistët, të cilët deri në përfundimin e plotë të hetimeve do të jenë në tension të vazhdueshëm lidhur me të ardhmen e tyre, lidhur me të ardhmen e kontratave dhe parave të tyre. 

Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe trajneri aktual i Dinamos, Di Biaxho, i cili e njeh mjaft mirë si Tonalin ashtu dhe Zaniolon, pasi i ka pasur futbollistë titullarë gjatë kohës që drejtonte Italinë U-21. Në një prononcim të dhënë për “TMË” së fundmi, Di Biaxho shprehet:  

“Spaleti duhet të distancojë ekipin nga ajo që po ndodh dhe ai vetëm duhet të mendojë për të fituar ndeshjet. Dhe unë mendoj se ai tashmë po e bën këtë. Më vjen keq, ka shumë keqardhje sepse janë përfshirë dy djem që kam rritur si Tonali dhe Zaniolo. Unë e di se çfarë djem janë dhe më vjen shumë keq. Janë hetimet në vazhdim, dua ta ndaj diskutimin e basteve të futbollit dhe basteve që në çdo rast janë problem. Ka shumë zhgënjim, po. 

Përtej futbollit ka një murtajë që duhet marrë në konsideratë, është një diskutim që shkon përtej futbollistëve që duhet t’i përmbahen ende një rregulloreje, pasi tani gjërat kanë qenë sipërfaqësore.  

Kampionati? Interi dhe Milani kanë një avantazh, Napoli është në vështirësi, Juventusi është duke zhvilluar një kampionat të mirë, Romakët janë pak prapa dhe ne do të shohim pjesën tjetër. Interi dhe Milani sigurisht që filluan fuqishëm”, përfundoi Di Biaxho.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat