Rivalët e kuqezinjve zbresin fushë

Futboll

Rivalët e kuqezinjve zbresin fushë

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Faza kualifikuese e Europianit “Gjermani 2024” vazhdon, me shumë skuadra që luajnë sfidat e raundit të tetë.

Në Grupin E zbresin në fushë rivalët e Shqipërisë. Republika Çeke do të presë në Plzen ishujt Faroe në orën 18:00, ndërsa Polonia do të kërkojë hakmarrjen ndaj Moldavisë në shtëpi në orën 20:45. Gjithsesi asnjë rezultat nuk do ta luajë Shqipërinë nga vendi i parë në grup.

Zvicra e shqiptarëve luan përballë Bjellorusisë në orën 18:00, e vlefshme për Grupin I, teksa po në këtë grup luhet dhe sfida midis Rumanisë dhe Andorrës në orën 20:45. Sa i përket duelit të Kosovës me Izraelin është shtyrë për shkak të luftës që po ndodh në Izrael.

Sfida që spikat është Norvegji-Spanjë, me Halandin që do të sfidojë “La Furia Roja” për t’i marrë vendin e dytë në grup dhe për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në Grupin A.

Turqia do të kërkojë të mbyllë çështjen e kualifikimit përballë Letonisë në Grupin D, ndërsa Kroacia luan në transfertë përballë Uellsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat