Gjyqtarët nga Kosova delegohen për miqësoren e Shqipërisë me Bullgarinë

Futboll

Gjyqtarët nga Kosova delegohen për miqësoren e Shqipërisë me Bullgarinë

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 17:56
Gjyqtarët

Pas fitores së rëndësishme ndaj Republikës Çeke në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë pas dy ditësh miqësoren ndaj Bullgarisë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, me fillim prej orës 18:00.

Nga faqja zyrtare e UEFA-s është bërë e ditur se drejtësia në këtë përballje do të ndahet nga gjyqtarë të Kosovës.

Mervan Bejtullahu do të jetë gjyqtari kryesor. Ai do të asistohet nga Fatmir Sekiraqa dhe Edmond Zeqiri.

Ndërkaq, gjyqtari nga Shqipëria, Erjon Bastari, është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat