UEFA ua beson një tjetër ndeshje me rëndësi gjyqtarëve nga Kosova

Futboll

UEFA ua beson një tjetër ndeshje me rëndësi gjyqtarëve nga Kosova

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 15:38
Gjyqtarët

Gjyqtarët kosovarë vazhdojnë të paraqiten në skenën ndërkombëtare.

Përveç treshes së gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen miqësore, Shqipëri-Bullgari, UEFA për këtë javë ka deleguar edhe një katërshe të gjyqtarëve kosovarë në ndeshjen Slloveni–Austri, të grupmoshës deri 21-vjeç për Grupin G në kualifikimet e Kampionatit Evropian, e cila zhvillohet nesër në Murska Sobota.

Do të jetë Visar Kastrati gjyqtar kryesor, derisa atij do t’i asistojnë Besnik Morina dhe Arbnor Bullatovci.

Gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat