Sulmi terrorist në Bruksel, kombëtarja e Suedisë ndërpret ndeshjen kundër Belgjikës

Futboll

Sulmi terrorist në Bruksel, kombëtarja e Suedisë ndërpret ndeshjen kundër Belgjikës

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 22:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot në mbrëmje një akt terrorist ka ndodhur në Bruksel, ku një person i armatosur ka lënë të vdekur disa tifozë suedezë të cilët kishin ardhur për të parë ndeshjen mes Belgjikës dhe Suedisë, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Pasi morën vesh lajmin tragjik, lojtarët suedezë kërkuan të mos dilnin në fushë për pjesën e dytë dhe pas një dialogu të gjatë me përfaqësuesit e UEFA-s, federatave përkatëse dhe autoritetet vendase, ndeshja u ndërpre me rezultatin 1-1.

Me marrjen e vendimit, tifozëve iu kërkua të qëndronte brenda stadiumit, për të mos acaruar një situatë tashmë delikate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat