Tifozja e kombëtares shqiptare mbetet ne stadiumin e Brukselit – shkaku i sulmit terrorist

Futboll

Tifozja e kombëtares shqiptare mbetet ne stadiumin e Brukselit – shkaku i sulmit terrorist

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 00:43
Miranda

Tifozja e njohur e Kombëtares Shqiptare, Miranda Korpuzi ka mbetur ende brenda stadiumit në Bruksel, ku sot u vranë dy tifozë suedez

UEFA e ndaloi këtë ndeshje gjersa rezultati i pjesës së parë ishte 1-1.

Miranda ishte në stadiumin “Heizel” në Bruksel, në të cilin stadium luan shumicën e ndeshjeve Kombëtarja Belge.

Ende nuk ka ndonjë lajm që tifozët të jenë larguar nga stadiumi. Ata mund të qëndrojnë atyre për shumë kohë pasi që Policia ka lajmëruar se terroristi që vrau dy tifozët suedez ende nuk është kapur apo vrarë.

Miranda ka postuar foto nga stadiumi, pasi që ajo jeton në Bruksel.

Modelja është e njohur edhe për faktin që udhëton në çdo ndeshje të Kombëtares Shqiptare, me veshje speciale në përkrahje të Shqipërisë.

Për veçantinë e saj ajo u bë lajm në mediat shqiptare kohëve të fundit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat