Kur Anglia ka fituar për herë të fundit në shtëpi me të kaltrit

Futboll

Kur Anglia ka fituar për herë të fundit në shtëpi me të kaltrit

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 15:38
Pamje nga një ndeshje

-Do të jetë arbitri francez Klemo Turpë ai që do të gjykojë sot në “Wembley”ndeshjen kualifikuese mesAnglisë dhe Italisë, e vlefshme për Grupin C. Turpë nuk ngjall aspak kujtime të këndshme në Itali.

Ai ishte arbitri i ndeshjes Itali-Maqedoni e Veriut në Palermo, e cila shënoi fundin e garës për kualifikimin e italianëve në Botërorin e Katarit. Ai gjithashtu arbitroi Napoli-Real Madrid (2-3) më 3 tetor në “Maradona”.

– 1 humbje në 44 kualifikueset e fundit të Europianit ka pësuar Italia deri tani. Ajo është pikërisht kundër Anglisë në”Maradona” 2-1 në ndeshjen e vajtjes së këtyre eliminator-eve.

– Anglia dhe Italia do të përballen për herë të 32-të në historinë e tyre: totale me 11fitore për çdo skuadër dhe 9 barazime.

– Italia luan për herë të tetë në “Wembley”, ku deri tani ka fituar vetëm dy herë, të dyja 1-0:14 nëntor 1973, goli i Kapelosu dhuroi të kaltërve suksesin e parë në shtëpinë e shpikësve të futbollit. Ndërsa goli i Zolës, 24 vite më vonë (12 shkurt 1997), vendosi sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit të Francës 1998.

– Përballja direkte më e fundit është ajo e 23 marsit të këtij viti në stadiumin “Maradona” të Napolit, e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2024″, tëc ilët anglezët e fituan 2-1.

– Anglia nuk i ka fituar kurrëdy ndeshje radhazi kundër Italisë që prej vitit 1949

.- Përballja e fundit e luajtur në Angli është barazimi 0-0 në”Molineux”. Ndeshja e luajtur më 11 qershor 2022 ishte e vlefshme për Ligën e Kombeve.

– Kujtimet e ndeshjes së fundit në “Wembley” të Italisë, në 11korrik 2021 në finalen e “Euro2020” janë të paharrueshme. Të kaltrit e Roberto Mançinit u shpallën kampionë Europe me penallti pas 1-1 në 120 minuta.

– Anglia ka 7 ndeshje që nuk humbet: 6 fitore, 1 barazim.Ndërkohë që në 10 nga 12ndeshjet e fundit në kualifikueset e një Europiani në shtëpi, skuadra e Garet Sauthgejtit nuk ka pësuar gol dhe të gjitha kanë qenë fitore.

– Pavarësisht se Italia është mundur në 2 nga 5 ndeshjet e tyre të fundit jashtë fushe (2fitore, 1 barazim), ata nuk mposhten në 6 përballjet e fundit me Anglinë (3 fitore, 3barazime) në ishull, që prej 2-0 në vitin 1977.

– Anglia ka pësuar vetëm njëherë gol në pjesën e parë që prej Botërorit të vitit të shkuar (pas 45 minutave të para kanë regjistruar 5 fitore dhe2 barazime).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat