Sezoni i futbollit 2023-’24 është ende i gjatë, në fakt ka filluar vetëm dy muaj më parë, por disa klube po mendojnë tani për të ardhmen.
Po flasim për klubet trajnerët e të cilaëve janë në fundin e kontratave të tyre, një skenar i pazakontë në ekipet e mëdha. Megjithatë, te Roma dhe Real Madridi, situata është pikërisht kjo.
Jose Mourinho dhe Carlo Ancelotti do të shohin kontratat e tyre përkatëse të skadojnë në qershor dhe për të dy e ardhmja duhet të çojë në zgjedhje të ndryshme.
Veçanërisht trajneri emilian tashmë është i lidhur me Brazilin, ndonëse ende nuk ka mbërritur njoftimi zyrtar.
Kë do të zgjedhë Florentino Perez si zëvendësues? Emrat në garë sipas shtypit spanjoll janë tre: Xabi Alonso, trajneri i bayer Leverkusen, është i preferuari i presidentit të Los Blancos, më pas vijnë Raul dhe Alvaro Arbeloa, që aktualisht drejton Castilla-n.
Nuk duket të ketë mundësi të tjera në horizont, por sipas një ish-i të madh të historisë së Real Madridit si Guti, i cili foli në El Chiringuito, zgjidhja më e mirë do të përfaqësohej nga një rikthim i lavdishëm në të kaluarën:
“Për mendimin tim, Zinedine Zidane është trajneri më i mirë i mundshëm për Real Madridin, për sa i përket arritjeve dhe më gjerë. Ai është perfekt për këtë ekip dhe për këtë mjedis dhe Florentino e di këtë”.
Sipas Gutit, shoku i skuadrës i Zidane te Real mes viteve 2001 dhe 2006, Perez po mendon mbi të gjitha për Xabi Alonson, por surprizat janë gjithmonë të mundshme:
“Me siguri Florentino ka në mendje Xabi Alonson, por kush mendoi se Ancelotti do të kthehej? Asgjë nuk mund të përjashtohet kur bëhet fjalë për Real Madridin”.