Zgjedhje e çuditshme nga UEFA

Futboll

Zgjedhje e çuditshme nga UEFA

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 16:04
Zhilet

Zgjedhje e çuditshme nga UEFA për kualifikueset e Europianit!

Shqipëria U-21 do të presë në Rrogozhinë Malin e Zi U-21 në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Europianit të 2025.

Gjithsesi edhe pse është një ndeshje europiane, UEFA ka zgjedhur që këtë sfidë t’ia besojë një australiani.

Bëhet fjalë për Xharred Gavan Zhilet, i cili ka eksperiencë në gjykimin e sfidave angleze.

Ndihmësit e tij do të jenë pikërisht anglezë, me Neil Dejvis dhe Daniel Robathan në krahë dhe Tim Robinson si arbitër i katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat