Dugarry, kritika të ashpra ndaj Koundes

Futboll

Dugarry, kritika të ashpra ndaj Koundes

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 16:12
Kounde

Paraqitja e Jonathan Clauss, lojtarit të Olympique Marseille, në të djathtë të mbrojtjes së Francës, në ndeshjen kundër Holandës, ka pasur dëme anësore që kanë prekur Jules Koundé, një futbollist që mbeti i dëmtuar.

Megjithatë, performanca pozitive e Clauss është kthyer kundër lojtarit Blaugrana, i cili ka marrë kritika nga Christophe Dugarry, kampion bote me “Les Bleus” më 1998.

Koundé u dëmtua në ndeshjen kundër Granadës dhe nuk ka mundur të grumbullohet në kombëtare. Mbrojtësi pësoi një ndrydhje në ligamentin e brendshëm anësor të gjurit të majtë.

Deschamps kishte provuar më parë Kounde në krahun e djathtë dhe në mungesë të tij thirri Jonathan Clauss, një lojtar që e ka kënaqur Dugarry, veçanërisht në nivelin sulmues, diçka që i mungon kur mbrojtësi i Barcelonës luan në atë pozicion.

“Çfarë gëzimi të kesh një mbrojtës të krahut, që luan përpara. Po, po, çfarë gëzimi. Nuk mund t’i toleroja më pasimet e prapambetura të Kounde.

Ai nuk arrinte as deri në qendër të fushës. Dhe problemi nuk ishin vetëm krosimet, sapo merrte një top në krah bëhej i padurueshëm”, – tha Dugarry në RMC.

Kampioni i botës me Francën beson se Koundé, të cilin e konsideron një qendërmbrojtës të shkëlqyer, nuk është lojtari i duhur për krahun e djathtë: “Nuk ka asgjë më të mirë për një lojtar sulmues në krah sesa të kesh një mbrojtës të krahut që të ofron diçka.

Është një bekim të kesh një djalë të tillë. Kur pashë Dembélé ose Coman me Koundé e varfër, i cili bën shumë mirë në qendër të mbrojtjes, isha i trishtuar për ta.

Nuk e kuptoj se si Deschamps mund të mendojë për një sekondë se Koundé është njeriu i duhur për pozicionin e mbrojtësit të djathtë. Ai është i pafuqishëm në korsinë e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat