Sylvinho bën 6 ndryshime te kuqezinjtë, ja formacioni zyrtar për Bullgarinë

Futboll

Sylvinho bën 6 ndryshime te kuqezinjtë, ja formacioni zyrtar për Bullgarinë

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 16:49
Formacioni

Sylvinho bën 6 ndryshime te kuqezinjtë, ja formacioni zyrtar për Bullgarinë!

Më në fund një miqësore. Pas 6 ndeshejsh zyrtyare, ku ka marrë 13 pikë dhe kryeson grupin eliminator të Gjermani 2024, Shqipëria e Sylvinhos do të përballet me Bullgarinë në një test miqësor në “Air Albania”.

Trajneri Brazilian ka ndarë mendjen për formacionin që do të hedhë në fushë, teksa krahasuar me ndeshjen ndaj Çekisë në eliminatore, ka bërë 6 ndryshime në 11-shen e titullarëve.

Kështu kanë shansin të tregojnë cilësitë e tyre Strakosha në portë, Balliu e Mihaj në mbrojtje, Laçi në mesfushë dhe Muçi e Uzuni në sulm, teksa nga ndeshja me Çekinë konfirmohen vetëm Ajeti, Mitaj, Asllani, Bajrami e Asani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat