Gravina: Varësia ndaj lojërave të fatit është një murtajë

Futboll

Gravina: Varësia ndaj lojërave të fatit është një murtajë

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 17:39
Gravina

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, foli nga Londra në prag të ndeshjes Angli-Itali, në lidhje me skandalin e basteve që ka përfshirë lojtarë italianë, me Fagioli, Tonali dhe Zaniolo deri më tani.

“Si president i FIGC-së më japin shumë përgjegjësi, por dua të them diçka, këta futbollistë të rinj nuk mund të bëhen mish për top siç po bëhen. Nuk është një modalitet i civilizuar në një vend të qytetëruar.

Në Itali ekziston një sëmundje, varësia nga bixhozi është një plagë shoqërore, jo italiane e futbollit.

Ka 5.1 milionë njerëz që luajnë dhe 1.5 milionë janë të sëmurë. Është e qartë që dikush është edhe në futboll. Ne nuk duam vetëm të dënojmë dhe ata që bëjnë gabime të ndëshkohen me shpejtësi. Të gjithë ata që kërkojnë ndihmë, do ta kenë. FIGC jo vetëm duhet të ndëshkojë, por të kontribuojë në procesin e shërimit.

Duhet të fillojmë një projekt rikuperimi. Këta fëmijë nuk mund të vënë bast, por sipas legjislacionit italian mund ta bëjnë këtë në platforma legale. Nëse e bëjnë këtë në platforma të paligjshme, ata kryejnë një krim që çon në gjobë.

Fëmijët dënohen nëse vënë baste për futbollin, sepse e kemi përfshirë si normë, sanksion minimal 3 vjet dhe 25 mijë euro gjobë.

Pse është kontradikta e pabesueshme mes një subjekti institucional që fton njerëzit të luajnë me oferta komerciale, ndërsa unë jam i zënë duke mbajtur fëmijët të mos i lëmë të luajnë?

Pse nuk e nënvizojmë këtë kontradiktë, rrezikun që ekziston? Nuk mund ta fshehim murtajën sociale: të rinjtë duhet të ndihmohen dhe nëse luajnë bixhoz duhet të dënohen edhe në drejtësi. Duhet koordinim me sportin. Këta fëmijë nuk do t’i braktisim kurrëË.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat