Lotito: Ne nuk shesim askënd

Futboll

Lotito: Ne nuk shesim askënd

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 17:53
Immobile

Fjalët e Çiro Imobiles kanë hapur çështje dhe kanë shkaktuar kaos në botën e Lacios.

Dikush ka parë pas deklaratave të tij një strategji të mundshme për të ikur drejt miliarderëve të naftës saudite në janar.

Aq më tepër që nga Arabia Saudite do të tentojnë një sulm të ri për sulmuesin bardhekaltër. Al-Shab është gati për ta tentuar përsëri pavarësisht se sot kapiteni i Lacios nuk ka ende në dorë gjë konkrete.

Për një lamtumirë të mundshme të tij, sulmuesi do të duhet të përballet edhe me Lotiton.

“Unë nuk di asgjë dhe nuk kam asnjë ofertë nga Arabia Saudite. Askush nuk më ka kërkuar asgjë dhe unë nuk kam patur qoftë dhe një interesim të mundshëm për të”, janë këto fjalët e presidentit të Lacios për “Il Mesaxhero”.

“Probleme me Çiron nuk kemi patur kurrë. Ai është zemëruar shumë me disa tifozë, por jo me Lacion”.

Nuk ka kërkuar kurrë shitjen, kjo as edhe në korrik, edhe pse tani tek Lacio i tremben një rasti të dyfishtë si me Milinkoviç-Saviç. “Milinkoviç-Saviç nuk ishte në merkato, por në përfundim të kontratës dhe, përtej kërkesës sonë për rinovimin, më ka kërkuar lejen për të ikur. Unë çfarë do të duhet të kisha bërë? Ta humbisja lojtarin me zero?”, vazhdon Lotito.

“Imobile ka një kontratë deri më 2026-ën dhe klubi nuk ka asnjë interes që ai të iki menjëherë.

Është dhe një deklaratë e bukur e Kastelanos për të cilin nuk ka asnjë dualizëm.

Personalisht Çiron e kam trajtuar sikur ta kisha djalë. Ka pak për t’u vlerësuar nëse nuk ka ofertë-kërkesë.

Pastaj nëse do të kishte një mundësi për t’u larguar sigurisht që nuk do ta mbaja me forcë. Ne nuk duam të shesim askënd”, ka përfunduar Lotito.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat