Shqipëria në vazon e parë? Asgjë nuk është e pamundur

Futboll

Shqipëria në vazon e parë? Asgjë nuk është e pamundur

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 20:35
Shqipëria

Të gjithë kombëtaret kërkojnë një biletë për në “Gjermani 2024”, por përpos kësaj ajo që ka rëndësi është edhe pozicionimi në vazot e shortit që do të hidhet më 2 dhjetor të këtij viti. Shqipëria renditet aktualisht e para në Grupin E dhe ka një vend në vazon e dytë, duke parë renditjen aktuale pas ndeshjeve të mbrëmshme.

Kështu kuqezinjtë do të “peshkonin” dy kombëtare të renditura më poshtë, një në vazon e tretë dhe një në të katërtën për shortin e Europianit, gjithmonë nëse kualifikohemi.

Por, a ka mundësi që Shqipëria të kapë edhe vazon e parë?

Edhe pse shanset janë tepër të vogla, asgjë nuk është e pamundur. Nëse ekipi i Silvinjos i fiton të dyja ndeshjet e mbetura ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, do të shkonte në kuotën e 19 pikëve.

Ndërkohë, kjo varet edhe nga rezultatet e kombëtareve të tjera, pasi një vazo ka 6 ekipe. Renditja fillon me vendin e parë që ka grumbulluar më shumë pikë. Përveç Gjermanisë që është automatikisht në vazon e parë, Portugalia po ashtu e ka siguruar, ndërsa Franca është në kuotën e 18 pikëve dhe Belgjika ka 16 pikë, por të dyja me nga dy ndeshje më pak.

Shanset për Shqipërinë janë që Spanja me 15 pikë dhe dy ndeshje më pak dhe Turqia me 16 pikë dhe një ndeshje më pak, të marrin më pak pikë sesa ne në fund të këtij edicioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat