Mitaj: Dua të jem faqebardhë para Sylvinhos dhe Kombëtares

Futboll

Mitaj: Dua të jem faqebardhë para Sylvinhos dhe Kombëtares

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 20:56
Mitaj - majtas

Mario Mitaj është padyshim një nga befasitë më të bukura të Kombëtares Shqiptare nën drejtimin e Sylvinhos, pasi është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm në krahun e majtë të mbrojtjes.

Futbollisti falënderoi trajnerin brazilian për besimin, teksa komentoi edhe situatën e vështirë që po kalon te Lokomotiva e Moskës.

Kush është sekreti që erdhët dhe u shfaqët menjëherë titullar i padiskutueshëm?

Unë duhet të falënderoj shumë trajnerin Sylvinho, që më ka dhënë besim shumë të madh dhe dua ta kem faqen e bardhë para tij, për t’ia shpërblyer në maksimum.

Dua t’ia shpërblej kombëtares gjithë besimin te unë ndër vite, edhe te skuadra e moshave..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat