Anglia siguron biletën për në Gjermani, Italia në siklet 

Futboll

Anglia siguron biletën për në Gjermani, Italia në siklet 

Nga: K.G. Më: 17 tetor 2023 Në ora: 22:42
Anglia

Anglia ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Italisë, në ndeshjen e vlefshme të Grupit të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.

Ndeshje e luftuar deri në pikën e fundit.

Italia edhe pse udhëhoqi (0:1) nuk ia doli të rrëmbejë pikë nga stadiumi “Wembley” në Londër.

Gianluca Scamacca në minutën e 15-të nga afërsia kaloi në epërsi italianët.

Nuk vonon gjatë goli i barazimit. Di Lorenzo shkakton penallti, duke ndërhyrë në mënyrë të parregullt ndaj Ballingham, nga pika e bardhë nuk gabon Kane, 1:1.

Në minutën e 57-të Marcus Rashford realizon pas asistimit të Bellingham.

Në minutën e 77-të, Hary Kane shënon golin e dytë të tij dhe të fitores me rezultat 3:1.

Anglia kryeson me 16 pikë në Grupin C, duke lënë pas Ukrainën me 13, Italinë 10, Maqedonia  e Veriut 7 dhe Malta 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat