Sllovenia kthehet me tre pikë të arta nga Belfasti

Futboll

Sllovenia kthehet me tre pikë të arta nga Belfasti

Nga: K.G. Më: 17 tetor 2023 Në ora: 23:03
Sllovenët festojnë

Sllovenia është shumë afër që të sigurojë biletën për në Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani,

Sllovenët shënuan fitore me rezultat 1:0 në Belfast ndaj Irlandës Veriore.  

Futbollisti Gnezda Cerin shënoi në minutën e 5-të.

Në minutën e 31-të, Seskos së Sllovenisë, iu anulua goli për shkak të pozitës jashtë loje.

Charles në minutën e 58-të ndëshkohet me karton të kuq pas dy të verdhëve, duke lënë me një lojtar në pak Irlandën Veriore.. 

Sllovenia kryeson në Grupin H me 19 pikë, pasojnë Danimarka me 19, Kazakistani 15, Finlanda 12, Irlanda Veriore 6 dhe San Marino 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat