​Sot luhet përballja e Superkupës Kosovë-Diasporë

Futboll

​Sot luhet përballja e Superkupës Kosovë-Diasporë

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 09:34
​Sot luhet përballja e Superkupës Kosovë-Diasporë

Sot me fillim nga ora 13:00 do të zhvillohet ndeshja e Superkupës Kosovë-Diasporë.

Fituesja e Kupës së Kosovës, FC Prishtina e pret në Hajvali, në Kampin Nacional fituesin e Kupës së Kosovës në Gjermani, FC Kastrioti Stukenbrock.

Kjo ndeshje është tradicionale tash e disa vite dhe ka për synim që të afrojë bashkëatdhetarët tanë me vendlindjen, por gjithashtu edhe promovon pasionin dhe talentin e futbollit bashkëatdhetarët tanë në Diasporë.

13:00 Prishtina – FC Kastrioti Stukenbrock 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat